Dhunë dhe protesta kundër emigrantëve në Spanjë, arrestohen 8 persona
Një qytet në Spanjë është përfshirë nga protestat dhe dhuna kundër emigrantëve. Trazirat nisën pasi një i moshuar deklaroi në media se ishte rrahur nga disa emigrantë nga Afrika e Veriut.
Tetë persona janë arrestuar në Spanjë lidhur me përleshjet e dhunshme që shpërthyen mes grupeve të djathta ekstreme, banorëve vendas dhe emigranteve në qytetin Torre-Pacheco. Protestat nisën të shtunën në mbrëmje, pasi një burrë 68-vjeçar deklaroi në media se ishte rrahur barbarisht nga tre persona me origjinë nga Afrika e Veriut.
Sipas autoriteteve, kjo deklaratë nxiti thirrje për hakmarrje nga grupe të ekstremit të djathtë. Militantët e djathtë u organizuan dhe dolën në rrugë duke dhunuar persona me origjinë të huaj. Policia tha se mes të arrestuarve janë dy persona të dyshuar si ndihmës të autorit të sulmit ndaj të moshuarit, ndërsa të tjerët u ndaluan për dhunën dhe dëmet gjatë fundjavës.
Qyteti ku ndodhën traziart, Torre-Pacheco ka rreth 42,000 banorë dhe sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta janë me origjinë të huaj. Shumë prej tyre punojnë si punëtorë sezonalë në bujqësi, sektor ky i rëndësishëm për ekonominë lokale. Mediat vendase raportojnë se disa familje, kryesisht me origjinë marokene, kanë mbyllur bizneset dhe nuk po i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të frikës. Policia ka nisur ka hapur hetime për identifikimin e personave përgjegjës për shpërndarjen e mesazheve ku bëheshin thirrje për “gjueti kundër migrantëve”.
Qeveria fajëson partinë e ekstremit të djathtë Vox dhe Partinë Popullore për përhapjen e mesazheve nxitëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës