Një i vdekur në Shqipëri nga COVID-19

14 Maj 2021 | 17:04

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ne 24 orët e fundit është regjistruar një humbje jete si pasojë e COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer 2964 testime të dyshuara, prej të cilave janë konfirmuar 49 raste pozitive.

Po ashtu në orët e fundit janë shëruar edhe 983 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 122,105, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër         266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër    196

Durrës          117

Vlorë            147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës            45

Dibër             39.

Në Shqipëri deri tani kanë ndërruar jetë 2,427 qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërsa qarku më i prekur nga epidemia është ai i Tiranës.

Shifrat e raportuara më sipër tregojnë se situata epidemiologjike në vend ka shfaqur një tendencë të qëndrueshme.

Autoritete shtetërore në përpjekje për të fuqizuar ekonominë shqiptare gjatë këtij sezoni turistik kanë alokuar një fond prej 100 milionë lekësh të reja, të cilat do përdoren për të promovuar Shqipërinë si vend i sigurt nga COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026