Berisha: Qeveria bleu votat me subvencionet në bujqësi gjatë fushatës zgjedhore
Në një konferencë për shtyp këtë të martë, Sali Berisha akuzoi qeverinë për përdorimin e fondit prej 44 milionë eurosh të programit kombëtar të subvencioneve në bujqësi si mjet për blerjen e votave gjatë periudhës zgjedhore.
Ai theksoi se vendimi i qeverisë për shpërndarjen e këtyre subvencioneve u miratua më 3 mars 2025, me periudhën e aplikimeve nga 14 prilli deri më 30 maj, që përfshinë gjithë kohën e fushatës zgjedhore të 11 majit.
Berisha deklaroi se gjatë kësaj periudhe u bënë mbi 70 mijë aplikime për subvencione, nga të cilat 53 mijë u përdorën për të ndikuar në vota në zonat rurale përmes patronazhistëve. Ai e cilësoi këtë praktikë si një “krim elektoral” dhe shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, praktikave të mira të Venecias dhe udhëzimeve të OSBE/ODIHR.
“Skema e dytë është programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi.
Totali i parashikuar në buxhet është 44 milionë euro.
VKM u miratua me datën 3 mars, periudha e aplikimeve 14 prill-30 maj.
VKM 150, 6.3.2025.
Pikërisht afati është e gjithë koha zgjedhore, para ose pas zgjedhjeve. O votat, o këto nuk i merr.
Vazhdojmë. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar.
AZHBR vazhdon fushatën me paratë e taksapaguesve.
Vazhdoni. Në 24 orë janë 7200 aplikime, imagjinoni ju.
53 mijë fermerë kanë kërkuar në total subvencionin e naftës dhe kjo u përdor gjerësisht për të ndikuar në vota në zonat rurale.
Në total 16.294 kanë aplikuar për grantet e projektit të dytë.
Premtime dhe mashtrime.
Numri total i aplikimeve, 70 mijë.
Numri i aplikantëve të kualifikuar, 16.295.
Numri i aplikantëve që presin konfirmimin e patronazhistëve, 53.706.
Nuk ka akte më kriminale se këto ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Këto janë listat e publikuara të pjesshme të aplikantëve.
Këto vazhdojnë.
Lubi Balluku vazhdon…
Anila Denaj, kjo është në krye të krimi elektoral me 200 milionë euro bashkë me Edi Ramën.
Mirela Kumbaro. Urdhëroni se çfarë bëjnë me grantet.
Pra, siç e shihni janë shkelur të gjitha kodet dhe udhëzimet për zgjedhjet.
Neni 91 i kodit zgjedhor, kodi i praktikës së mirë të Venecias, udhëzimet e OSBE/ODIHR.
Edi Rama nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk ka Kushtetutë, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij”, tha Berisha.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës