VIDEO| U kap me armë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak në një automjet. Arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Fokusi”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të mjetit, në derën e pasagjerit, policia gjeti një pistoletë me municion, që dyshohet se mbahej pa leje nga shtetasi E. M., 31 vjeç. Në përfundim të veprimeve, ai u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 27 vjeç, u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”.
Arma e zjarrit, automjeti dhe dy aparate celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë”, nkofton policia e Tiranës.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës