Vllaznia përmbys Daugavpils dhe kualifikohet në Conference League, shkëlqen Dodaj
Vllaznia e Shkodrës ka bërë surprizën duke kaluar turin e parë kualifikues të Conference League, pas fitores 4-2 në transfertë ndaj Daugavpils pasi përmbysi humbjen 0-1 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena.
Skuadra shkodrane kaloi e para në avantazh në minutën e 22 me golin e Mensah, por vendasit arritën të përmbysnin rezultatin dhe të mbyllnin pjesën e parë me avantazhin 2-1.
Megjithatë, Vllaznia riktheu baraspeshën para pushimit dhe në pjesën e dytë talenti Dodaj u aktivizua fuqishëm, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 74 dhe më pas duke asistuar për golin vendimtar të Males në minutën e 87, që vulosi fitoren dhe kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në turin e dytë, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit Malisheva e Kosovës – Vikingur e Islandës.
Lojtarët dhe stafi festuan përpara tribunës së tifozëve shkodranë që mbështetën ekipin gjatë gjithë ndeshjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta