Trump po punon për armëpushim në Gaza: Së shpejti lirohen 10 pengje të tjera

19 Korrik 2025 | 11:11

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të premten nga Shtëpia e Bardhë se 10 pengje të tjera izraelite në Gaza do të lirohen së shpejti, ndërsa ai vazhdon përpjekjet për të arritur një armëpushim 60-ditor mes Izraelit dhe Hamasit.

“Ne i morëm shumicën e pengjeve. Do të kemi edhe lirimin e 10 të tjerëve dhe shpresojmë ta kemi përfunduar këtë që kemi nisur”, tha Trump gjatë një darke me senatorë republikanë.

Sipas marrëveshjes aktuale që po diskutohet, Hamas do të lirojë 10 pengje dhe do të dorëzojë 18 të tjerë, ndërsa Izraeli do të lirojë një numër të papërcaktuar të të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë, sipas një raportimi të Axios, drejtori i Mossad-it, David Barnea, i cili ka vizituar këtë javë Uashingtonin për të kërkuar mbështetje amerikane në zhvendosjen e qindra palestinezëve nga Gaza, i ka thënë Witkoff-it, të dërguarit në Lindjen e Mesme, se Izraeli ka diskutuar opsione për zhvendosjen e palestinezëve në vende si Etiopia, Indonezia dhe Libia.

Trump është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje që nga 1 korriku, kur ai postoi në platformën e tij të mediave sociale se Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe i dorëzoi Trump një kopje të një letre që ai kishte dërguar Komitetit të Nobelit, duke e nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqe.

Po atë javë, zyrtarët e Katarit ndërmjetësuan bisedime indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Ndërkohë, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit tha për Reuters se grupi është i hapur për një armëpushim të përkohshëm, por mund të rikthehet te kërkesa për një marrëveshje të plotë nëse nuk arrihet zgjidhja gjatë negociatave aktuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026