Foto/ Ish-efektivi i policisë u godit me tytën e pistoletës, njoftimi i policisë

20 Korrik 2025 | 20:37

56-vjeçari Adil Veli, ish efektiv policie, raportohet të jetë goditur me tytën e një pistoletë në Sarandë gjatë një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, nga ku dyshohet se për shkak të një konflikti mes disa personash, ata kanë kaluar në nxjerrjen e mjeteve prerëse, thika. Burime policore bëjnë me dije se një nga personat e përfshirë në konflikt ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Më pas, ky person ka qëlluar Adil Velin 3 herë me qytë pistolete në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026