Futbollisti shqiptar Qazim Laçi transferohet tek ekipi i njohur turk
Skuadra e Superligës turke, Çaykur Rizespor, ka konfirmuar nënshkrimin e një kontrate 3-vjeçare me mesfushorin shqiptar Qazim Laçi, raporton Anadolu Agency.
Në një komunikatë zyrtare, klubi gjelbër-blu bëri të ditur se pas arritjes së marrëveshjes me Sparta Pragën, Laçi ka mbërritur në Turqi ku ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor në Spitalin Acıbadem Fulya.
“Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe vetë lojtarin, Qazim Laçi firmosi një kontratë 3-vjeçare. Mesfushori, që është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, zhvilloi 50 ndeshje sezonin e kaluar me ekipin çek, duke përfshirë paraqitje në Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke. Ne e mirëpresim transferimin e ri dhe i urojmë shumë suksese me fanellën tonë,” thuhet në deklaratën e klubit turk.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit