Rama: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë, Shqipëria do një ofertë akademike

21 Korrik 2025 | 10:35

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të hënë në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku deklaroi se qeveria do të nisë një proces të rishikimit të ligjit për arsimin e lartë.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi punën katërvjeçare të Bordit, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm për sistemin arsimor në vend, ndërsa theksoi nevojën për të përmirësuar ofertën akademike të Shqipërisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Europian.

“Takim që kërkuam për një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një 4-vjeçar kohor të Bordit të Akreditimit, i cili meriton respekt dhe falenderime për angazhimin, dhe patjetër ka mbledhur një tërësi të konsiderueshme të dhënash dhe eksperience për t’ia vënë në shërbim komunitetit akademik, institucioneve të arsimit të lartë që administrojnë arsimin e lartë dhe institucioneve përkatëse të qeverisë shqiptare.

Dua t’i falenderoj me shumë mirënjohje anëtarët e bordit që janë personalitete shqiptare dhe të huaja të angazhuar në botën akademike evropiane dhe i kanë vënë në dispozicion bordit, dijen, përkushtimin dhe integritetin e tyre profesional.

Del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë, se ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE.

Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ato që janë të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë të rejave në botën akademike.”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026