Rama në “Sy më sy”: Tiranës i mungon drejtimi, kemi nisur një riorganizim të ri

21 Korrik 2025 | 08:52

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot me rubrikën e tij “Sy më sy”, pas një pauze që nga zgjedhjet, dhe shpjegoi arsyet pse e kishte ndërprerë dhe përse vendosi ta riniste sërish.

Në një prononcim të gjatë, ai iu përgjigj edhe ironisë së një ndjekësi në rrjete sociale, i cili e akuzonte se kishte shmangur përballjet gjatë fushatës.

Sipas Ramës, ndodhi e kundërta, pasi kishte zgjedhur të angazhohej drejtpërdrejt në terren, sidomos në Tiranë, ku sipas tij, pati një rol kyç në drejtimin e fushatës së Partisë Socialiste.

“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgjedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatë takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohës.”- tha Rama.

Kryeministri nënvizoi dy çështje që i kanë rënë në sy gjatë lëvizjeve të tij në terren: ndryshimet pozitive që ka pësuar Tirana dhe njëkohësisht problematikat e trashëguara në hapësirat publike.

“Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspansioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarët e Tiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.”-tha Rama.

Rama theksoi se reagimi pas rezultatit të zgjedhjeve, që e cilësoi si “rekord absolut”, ishte një rikthim në terren për të kuptuar më mirë shqetësimet e komuniteteve.

“Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qenë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.”-vijoi Rama.

Duke iu referuar situatës aktuale në kryeqytet.

“Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet.”-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026