Kurti: Serbia po kërcënon Kosovën, nuk do tolerojmë deklaratat e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i quajti “kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme” deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq.
Kurti tha se Popoviç po trajtohet me profesionalizëm nga institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe se Serbia është ajo që qëndron kundër drejtësisë.
“Serbia po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet veprimeve hibrike. Në harkun kohor në më pak se një vit, 6 persona janë arrestuar në Kosovë për spiunazh në shërbim të strukturave të sigurisë së Serbisë. Kreu i shtetit verior fqinj të Kosovës, po organizon veprime të tilla dhe po vazhdon me instrumentalizimin e grupeve kriminale terrorist për qëllime politike dhe shtetërore.
Kosova po kërkon me ngulm dorëzimin e Radoiçiç dhe 44 anëtarëve të tjerë të grupit terrorist, por presidenti serb po i shfrytëzon ata për të kërcënuar studentët dhe qytetarët në Serbi sipas metodave të dikurshme të Millosheviçit, ku pikërisht Vuçiç ishte ministër i tij i informimit dhe propagandës.
Kosova nuk do të tolerojë asnjë përfshirje të grupeve terroriste të tilla në jetën publike. Kosova nuk do të normalizojë gjuhë e urrejtjes, përçarjes etnike, dhe fyerjes së vlerave tona kombëtare, historike. Nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiçit, por jemi te vendosur për të mbrojtur ligjin dhe rendin tonë.
Për të kërcënuar një shtet ku ka rend dhe ligj siç është Kosova, dërgohet një zyrtar shtetëror për të nxitur përçarje dhe më pas kërcënohet me pasoja, kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë”, deklaroi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme