Të paktën 12 viktima pas dy tornadove të njëpasnjëshëm në Kinë
15 Maj 2021 |
16:00
Dy tornado të njëpasnjëshëm kanë goditur Kinën duke lënë pas 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur, raportuan autoritetet gjatë së shtunës.
Tornado i parë pati dëme të shumta materiale dhe la pa rrymë zonën e Shengze në brigjet e Kinës lindore.
Një tjetër tornado goditi Wuhanin rreth orës 8 të mbrëmjes, me erëra që kapnin shpejtësi prej 86 kilometrave në orë.
Sipas të përditshmes Hubei, 28 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 130 të tjera kanë pësuar dëme të mëdha.
Tornadot janë një dukuri e rrallë në Kinë. Në korrik të 2019, 6 persona humbën jetën nga një tornado në provincën Liaoning.
Lajme të Sugjeruara
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus