“PD do ndahet në 2 pjesë”, gazetari: Ja figurat që do promovohen

21 Korrik 2025 | 22:21

Gazetari Ardit Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD pritet të riorganizohet në 2 grupe në shtator; një brenda parlamentit dhe një jashtë tij.

Sipas tij, PD pritet të promovojë disa figura të njohura të PD që u votëbesuan dhe patën mbështetje në zgjedhjet e 11 majit por për arsye të ndryshme nuk hynë në Parlament si Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja apo Ervin Salianji.

“Teoria më e besueshme që mund të zërë më shumë vend në PD, është që do ketë një ndarje thuajse me thikë mes PD në Parlament dhe asaj jashtë Parlamentit. Mund të kemi një lidership të dytë të shkëputur nga deputetët, do krijohet një strukturë me figura që u votuan por nuk mundën në futen në Parlament që nga Alimehmeti, Salianji apo Aulon Kalaja, figura që patën mbështetje në zona të caktuara. Në asnjë moment nuk është vënë në dyshim lidershpi i Berishës në krye të PD. Flitet për një organizim me dy faza; e ara ajo më sipër dhe e dyta pas 2026 PD të gjejë një lider dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2029”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026