Berisha: PD kundër vendimeve militanteske për vakancat në Kushtetuese

21 Korrik 2025 | 12:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë pas daljes nga SPAK, ku u paraqit këtë të hënë në kuadër të masës së “detyrimit për t’u paraqitur”. I pyetur për vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe aludimet për favorizim të kandidatëve të caktuar, Berisha deklaroi se çdo emërim i ri në këtë institucion bëhet me qëllim kontrollin total të tij nga kryeministri Rama.

Sipas tij emërimet e raja në Kushtetuese realizohen për të larguar gjyqtarët që kanë mandate legjitime 8-vjeçare.

“Partia Demokratike ka bindjen se çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm e vetëm me një qëllim: për të larguar në kundërshtim nga gjykata persona të cilët kanë mandatin 8-vjeçar.

Dhe meqenëse duan të mos ketë asnjë zë kundër, po të jenë 100 për qind dhe t’i kapin peng. A e ke të qartë ti kush u mor peng me skenat erotike? Po, siç më kanë ardhur mua, u kanë ardhur edhe ju. Dhe nga kush është marrë peng? Nga Dumani! Pra këta kërkojnë që t’i kenë të marrë peng, që të vendosin ashtu siç thotë Rama.

Së pari, Partia Demokratike është absolutisht kundër vendimeve militanteske partiake të Sokol Sadushit, i cili jashtë çdo tagri ka ndërhyrë në proces dhe e konsideron këtë si përpjekje për të marrë aty edhe të vetmin vend që nuk kishin, por që do jetë një akt i mirëfilltë antikushtetues”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026