SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun Erion Veliaj

22 Korrik 2025 | 11:10

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Veliaj pritet të njoftohet zyrtarisht të mërkurën, 23 korrik, kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Arrestimi i tij u krye më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë të tjerë.

Avokatët mbrojtës dhe vetë Veliaj janë njoftuar për procedurën nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa të mërkurën pritet që SPAK të bëjë publike akuzat e plota ndaj tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026