Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës mbledhje në Sarandë
Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në zonën e Sarandës dhe Ksamilit, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës kanë mbërritur sot në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit lokalë të policisë, ku në fokus ka qenë analiza e situatës së krijuar dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.
Paralelisht me zhvillimet në drejtim të komandës policore, mësohet se që në orët e para të mëngjesit, forcat RENEA, në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh të gjera në terren. Operacioni është shtrirë si nga toka ashtu edhe nga deti, duke përfshirë zona malore, tunele dhe bunkerë të braktisur.
Ndërkohë kontrollet po vijojnë ende edhe në këto çaste.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)