Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej
22 Korrik 2025 |
15:09
Policia e Tiranës ka konstatuar ditën e sotme një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë hetimit, policia zbuloi shtetasin me iniciale K. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, që shiste lëndë narkotike, duke bërë të mundur vënien në pranga të tij.
21-vjeçari, në momentin kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në rrugën “Albanopoli”, ka hedhur lëndën narkotike në tokë dhe ka tentuar të fshihet në një ambient bilardoje që kishte në përdorim.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se 21-vjeçari e ka përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 peshore dhe 3 celularë, të gjitha të sekuestruara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Flakët në malin e Dukatit jashtë kontrollit, digjen sipërfaqe të mëdha me pisha
- Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë