Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72 vjeçar, 3 efektivët rrezikuan jetën
Një akt heroik nga tre efektivë të Policisë së Korçës ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari, banesa e të cilit u përfshi nga flakët në një lagje periferike të qytetit. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë hyrë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë nga shtëpia Jorgo Kostrecin, i cili ndodhej i vetëm në momentin kur zjarri përfshiu banesën e tij njëkatëshe.
Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës arriti të izolonte përhapjen e mëtejshme të flakëve, efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 72-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm për dëmtimet e lehta të shkaktuara nga tymi dhe stresi.
Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72 vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët. Ai jeton i vetëm dhe krahas pensionit, të ardhurat i siguron duke mbledhur hekurishte në zonën përreth.
Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit.
e tymi mbi Korçë, shpërthen në flakë një godinë
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në qarkun e Korçës. Zjarri i ri ndodhet në afërsi të vendit të quajtur “ish antena” në qytetin e Korçës ku nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka marrë flakë një godine e braktisur. pic.twitter.com/q3UHy0qdWe
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 22, 2025
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.