Trump shënjestron Obamën: Kreu i “bandës” që tentoi të më rrëzojë

22 Korrik 2025 | 19:53

Gjatë deklaratave për shtyp pas takimit në Zyrën Ovale me presidentin filipinas Ferdinand Marcos Jr., presidenti Donald Trump u përball me pyetje të shumta nga gazetarët, përfshirë ato mbi ekonominë, Azinë dhe çështjen Epstein.

I pyetur për vendimin e Departamentit të Drejtësisë për të intervistuar Ghislaine Maxwell, Trump shmangu përgjigjen dhe tha:

“Nuk di asgjë për këtë. Më dukej diçka e përshtatshme për t’u bërë”, duke shtuar se nuk e ndjek çështjen nga afër dhe e cilësoi si “një tjetër gjueti shtrigash”.

Në vend të përgjigjes për Maxwell, Trump sulmoi sërish ish-presidentin Barack Obama, duke e akuzuar si organizatorin e një komploti për të minuar zgjedhjet e vitit 2016 dhe presidencën e tij.

Ai pretendoi se Obama, së bashku me Joe Biden, James Comey, James Clapper dhe John Brennan, ka qenë në qendër të nisjes së hetimeve për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhje.

“Lideri i bandës ishte Presidenti Obama, Barack Hussein Obama, a keni dëgjuar për të? Ai ishte kryetari i bandës. Ai është fajtor. Kjo ishte tradhti e nivelit të lartë,” u shpreh Trump, duke kërkuar ndjekje penale për ish-presidentët Obama dhe Biden, si dhe Hillary Clinton, të cilën e quajti “mashtruese”.

Trump iu referua edhe dokumenteve të publikuara nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, që sipas tij provojnë përfshirjen e administratës Obama në atë që ai e quan “krimi më i madh politik”.

Ai akuzoi gjithashtu mediat si New York Times dhe Wall Street Journal për publikimin e mashtrimeve dhe “gjuetive të shtrigave”. Aktualisht, Trump ka ngritur padi ndaj Wall Street Journal.

Në të njëjtën kohë, Trump u pyet për publikun amerikan që ka informacion të pakët rreth Thomas Crooks, njeriu që u përpoq ta vriste atë në Pensilvani vitin e kaluar.

Eksperti Blevins komentoi se kjo presidencë “dominohet nga konspiracioni dhe kundërkonspiracioni, dhe jo nga çështjet që Trump do të donte të ishin në fokus”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026