Zjarri në Dukat vijon për të pestën ditë rresht, rrezikohet Parku i Llogarasë
Zjarri në malin e Dukatit vazhdon edhe këtë të mërkurë për të pestën ditë me radhë, ndërsa përpjekjet për ta vendosur nën kontroll janë intensive.
Në terren janë angazhuar 80 forca të ushtrisë dhe 32 punonjës të bashkisë, ndërkohë që ndërhyrjet po mbështeten edhe nga ajri me dy helikopterë që kryejnë hedhje uji mbi vatrat aktive.
Pavarësisht përpjekjeve, zjarri mbetet i përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe është i vështirë për t’u izoluar për shkak të terrenit të thyer dhe erës.
Autoritetet kanë ngritur alarmin për rrezikun serioz që flakët të përfshijnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, një zonë me biodiversitet të pasur dhe vlera të veçanta natyrore.
Zjarri në malin e Dukatit vijon edhe sot për të pestën ditë radhazi, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vazhdojnë me intensitet.
Në terren janë angazhuar 80 forca të ushtrisë dhe 32 punonjës nga bashkia, ndërkohë që ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri me dy helikopterë pic.twitter.com/2o16Esqrxf
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 23, 2025
Situata e zjarrit në zonën e Dukatit në Vlorë vijon të jetë kritike. Flakët i janë afruar parkut Kombëtar të Llogarasë. Për të frenuar përhapjen Ministria e Mbrojtjes ka vënë në përdorim dy helikopterët ‘Cougar” pic.twitter.com/uCqZS6Ylpp
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 23, 2025

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh