Tensione në seancë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës shtyhet për herë të 51-të

23 Korrik 2025 | 12:09

Edhe tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat, ndërsa këtë të mërkurë nuk është zhvilluar as hedhja në votim.

Përplasja mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka çuar në ndërprerjen e seancës, duke pamundësuar vijimin normal të procedurës për konstituim.

Fillimisht Dehari i kërkoi regjisë t’ia ndalë fjalën Musliut duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit që nuk ka hapësirë për debat.

Kjo e fundit ia mori mikrofonin Deharit për ta vazhduar fjalimin e duke i kërkuar që të mos i ndërpritet fjala.

Përplasja e tyre çoi në ndërprerjen e seancës nga Dehari, i cili njoftoi se seanca do të vazhdojë më 25 korrik në orën 11:00, pa hedhur në votim formimin e komisionit të fshehtë.

Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.

Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon më 26 korrik, sipas urdhëresës së Gjykatës Kushtetuese që kërkon formimin brenda një muaji.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh, i cili përfundon pas tri ditësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë...
19:02 | 20/07/2026

Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës në Prokurorinë Themelore të...
16:18 | 20/07/2026

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Liria e medias në Kosovë ka hyrë në një periudhë të qartë përkeqësimi, si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të...
14:29 | 20/07/2026