Aksident tragjik në “Gjirin e Filikurit”: Humb jetën turistja holandeze

23 Korrik 2025 | 14:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e njohur turistike të “Gjirit të Filikurit” në Himarë, ku një turiste holandeze ka humbur jetën dhe një tjetër shtetase franceze është plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, 23-vjeçarja holandeze M. B. dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë një zbritjeje me litar nga shkëmbi. Ajo u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare dhe iu dha ndihma e parë mjekësore, por për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk mundi të mbijetonte.

Gjithashtu, në momentin e ngjarjes ka pasur edhe një rrëshqitje gurësh, nga e cila është lënduar 18-vjeçarja franceze J. L., e cila ndodhej në afërsi të vendngjarjes. Ajo është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026