U dhunua brutalisht në afërsi të lokalit në Tiranë, reagon biznesmeni Laert Kasaj

23 Korrik 2025 | 13:10

Pronari i lokalit “Tokyo” në Tiranë, Laert Kasaj, u dhunua brutalisht ditën e martë në afërsi të biznesit të tij, pranë kompleksit “Delijorgji”.

Biznesmeni i njohur ka reaguar përmes një letre publike lidhur me ngjarjen, ku sqaron versionin e tij mbi atë që ka ndodhur.

Kasaj hedh poshtë lajmet e shpërndara në disa media, sipas të cilave ai u dhunua pasi kishte denoncuar pranë kryeministrit Rama zënien e hapësirave publike nga autorët e dhunës. Ai apelon gjithashtu ndaj mediave që të publikojnë vetëm lajme të verifikuara dhe të mos manipulojnë të vërtetën.

LETRA E PLOTË

Në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time, ndjej nevojën të ndaj disa fjalë me publikun.

Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, nga persona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta.

Pavarësisht se ishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për ta justifikuar atë, madje duke më akuzuar se e kam nxitur vetë. Shkak për gjithë këtë, sipas vetë autorëve, është bërë një postim i shpërndarë nga një portal online, në të cilin përmendet lokali i tyre ndër të tjerë. Ironikisht, në atë postim, lokali në pronësinë time është ai që shihet në disa foto, ndërsa të tjerët, përfshirë lokalin e autorëve, pasqyrohen më pak.

Megjithatë, kjo u mjaftoi për të më vënë në shënjestër. Për më tepër, janë shpërndarë lajme të rreme se unë paskam bërë denoncime te Kryeministri kundër autorëve. Ky është një pretendim absurd, pasi unë nuk kam asnjë kontakt me Kryeministrin dhe, pas rreth 20 vitesh në biznes, nuk kam nevojë të merrem me punët e të tjerëve, aq më pak me persona që as nuk janë konkurrentët e mi. Zotëroj 12 kompani që janë ndër më të suksesshmet në Shqipëri në fushat e tyre.

Këto biznese punësojnë rreth 250 punonjës, të cilët çdo ditë japin më të mirën e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm. Ata nuk kanë pse të përballen me pasiguri apo frikë, për shkak të një fushate të padrejtë që nuk ka të bëjë me punën tonë.

Në këtë klimë të rënduar, më shqetëson edhe se si disa portale online publikojnë çdo gjë që u sjell klikime, pa verifikuar burimet, pa u interesuar për të vërtetën, pa menduar për pasojat që sjellin mbi njerëzit. Kjo është një sjellje e rrezikshme, që ushqen dhunë, urrejtje dhe ndjenjë padrejtësie.

Në përfundim, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur dinjitetin tim, të vërtetën dhe të drejtën time për të mos u përballur me dhunë dhe shpifje.

Laert Kasaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook,...
19:31 | 26/06/2026

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026