PAMJE/ Makina përplaset me murin dhe përmbyset, plagosen çifti i bashkëshortëve

23 Korrik 2025 | 13:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me të.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ndërsa nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet se automjeti është përmbysur në anë të rrugës, pasi është përplasur me një mur aty pranë.

Të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026