Burgim i përjetshëm për vrasjen e grave, Senati italian miraton projektligjin
Senati italian miratoi unanimisht një projektligj që fut një krim të ri në Kodin Penal: vrasjen e grave, që dënohet me burgim të përjetshëm.
Neni i ri 577-bis përcakton se kushdo që vret një grua nga urrejtja, diskriminimi, kontrolli ose sepse ajo është grua do të dënohet me burgim të përjetshëm , raporton Rai Uno.
Projektligji thotë se femicidi konsiderohet i kryer edhe kur motivi është refuzimi i gruas për të filluar ose vazhduar një marrëdhënie emocionale dhe një përpjekje për të kufizuar liritë e saj personale.
Ligji parashikon heqjen e afatit kohor prej 45 ditësh për përgjimin në rastet e formave më të rënda të dhunës ndaj grave, gjë që, siç thuhet në shpjegimin e aktit të propozuar, do të lehtësojë punën e autoriteteve gjyqësore në hetimin dhe vërtetimin e këtyre krimeve .
Projektligji duhet të miratohet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit italian, dhe më pas duhet të nënshkruhet nga Presidenti i Republikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës