Manjani zbërthen 4 akuzat ndaj Veliajt: Ja sa mund të dënohet

23 Korrik 2025 | 21:20

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryebashkiaku Erion Veliaj mund të dënohet me deri në 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat e ngritura zyrtarisht nga SPAK ndaj tij.

Ai e cilësoi shumë të rëndë daljen e informacionit në media për komunikimin e akuzave ndaj Veliaj përpara se kjo të bëhet zyrtarisht nga Prokuroria.

“4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026