Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë besimin në një botë turbulente, mirëpo shefja e bllokut evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për “zgjidhje reale” për të kaluar pikën e kthesës.
Udhëheqja e Kinës synon të afrohet me BE-në teksa e pozicionon veten si partnere më të besushme sesa Shtetet e Bashkuara.
Mirëpo, BE-ja e ka bërë të qartë se ekzistojnë ndasi të thella për çështje tregtare, meqë ka shqetësime se mallrat e lira kineze mund të stërngarkojnë tregun evropian.
Mbështetja e Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë është një tjetër temë e madhe.
Ndonëse synimi i takimit të palëve në kryeqytetin kinez ishte për festim të lidhjeve diplomatike 50-vjeçare, lista e gjatë e ankesave duket se e ka përgatitur terrenin për një samit me plot diskutime.
Duke mirëpritur shefen e BE-së, Ursula von der Leyen dhe shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, Xi ka thënë se “sa më komplekse që është situata në botë, aq më e rëndësishme është që Kina dhe BE-ja ta thellojnë komunikimin, të rrisin besimin dhe ta thellojnë bashkëpunimin”.
“Sfidat me të cilat përballet Evropa tani, nuk vijnë prej Kinës”, ka thënë lideri kinez.
“Nuk ekzistojnë konflikte thelbësore të interesit apo kontradikta gjeopolitike mes Kinës dhe BE-së”, ka shtuar ai.
Si përgjigje, von der Leyen ka thënë se “është vitale për Kinën dhe Evropën që të pranohen shqetësimet respektive dhe të ketë zgjidhje”.
Sipas saj, lidhjet mes dy palëve kanë arritur në “pikën e kthesës”.
Costa i ka thënë liderit kinez se blloku evropian dëshiron të shohë “përparim konkret në çështjet e lidhura me tregtinë dhe ekonominë dhe që të dyja dëshirojnë marrëdhënie nga e cila përfitojnë njëjtë”.
Brukseli e ka pranuar se bisedimet e shefave evropianë me ata kinezë të enjten do të jenë të tensionuara.
“Ne e dimë që me Kinën nuk i shohim me të njëjtën sy shumë gjëra”, ka thënë një zyrtar i BE-së një javë më parë për agjencinë e lajmeve AFP.
BE-ja ka vendosur tarifa të ashpra në makinat elektrike të importuara nga Kina, duke argumentuar se subvencionet industriale të Pekinit i kanë dëmtuar padrejtësisht konkurrentët evropianë.
Kina është kundërpërgjigjur me masa hakmarrëse ndaj disa produkteve ushqimore evropiane.
Javën e kaluar, blloku evropian e ka miratuar një pako të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës, duke përfshirë aty edhe dy banka kineze.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme