Nga 1 gushti, gati formati i recetës për barnat
Prej 1 gushtit, mjekët do të mund të përshkruajnë barnat vetëm në këtë format recete të miratuar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë.
Urdhëri i ministres i cili ka saktësuar detajet në recetë, është shpërndarë tashmë në të gjitha institucionet shëndetësore por dhe farmacitë që janë pritëset e këtij dokumenti. Diana Toma, ish presidente e urdhërit të farmacistit në një intervistë për Euroneës Albania, thotë se mungesa e kësaj recete deri më tani e kishte kthyer situatën në serioze.
“Quheshin receta, por kur në këtë dokument ka raste kur mungojnë të dhënat e pacientit, të dhëna të tjera, mosha, diagnoza, emri i mjekut lëshues. Këto e bëjnë një dokument të pasaktë. Tashmë kemi një format të aprovuar që duhet ti përmbajë”, tha Diana Toma, farmaciste.
Dhe pse sipas Tomës do të duhet të ishte një rregullore dhe jo urdhër ministri, ajo sërish shprehet se nëse do të plotësohet me rigorozitet do të shmang gabimet si pasojë e shkrimeve të pakuptueshme por dhe konfliktin e interest.
“Ka pasur raste që vetëm një gërmë ka ndryshuar dhe që çon në gabim. Nga ana tjetër minimizon pjesën e konfliktit të interest”, tha ajo.
Pas këtij udhëzimi, mjekët dhe farmacistët do të duhet të bazohe vetëm në këtë recetë, dhe të mos lëshojnë dhe apo pranojnë receta të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta