Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në këto linqe, ju vjedhin të dhënat e bankës
Policia e Shtetit, ka informuar opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon në mënyrë masive në ditët e fundit, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të ndryshme të komunikimit elektronik.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linqe të rreme, duke u paraqitur si përfaqësues të institucioneve bankare apo shtetërore. Në mesazhe pretendohet se qytetarëve u kërkohet përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarive personale.
“Pasi viktimat klikojnë në këto linqe dhe plotësojnë të dhënat personale ose financiare, autorët arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare të qytetarëve, duke realizuar në disa raste edhe vjedhjen e shumave të konsiderueshme parash”, njofton policia.
Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk dërgon kërkesa të tilla përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta, dhe nuk kërkon në asnjë rast të dhëna sensitive si numrat e kartave bankare, PIN-et apo fjalëkalimet.
Thirrja e policisë për qytetarët:
Mos klikoni mbi asnjë link të ardhur nga burime të panjohura;
Mos ndani të dhënat personale apo bankare në forma të dyshimta online;
Verifikoni çdo kërkesë drejtpërdrejt pranë institucionit përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);
Raportoni menjëherë çdo rast të dyshuar tek strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit.
Autoritetet po ndjekin me prioritet këto raste dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët ndërkombëtarë për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre mashtrimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)