Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Altin Morinës, mbetet në burg

24 Korrik 2025 | 16:05

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-shefi i stërvitjes pranë forcave speciale RENEA, Altin Morina, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i cili gjithashtu kishte konfirmuar masën e sigurisë ndaj Morinës.

Altin Morina është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale, të dyshuara në të paktën dy dosje të ndara. Hetimet ndaj tij janë intensifikuar pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e koduar SkyECC.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026