Kërkimi shkencor në Shqipëri, Gjinushi: Probleme me aktet nënligjore
Akademia e Shkencave, pas kryerjes së fazës së parë të reformës që kishte për objekt vetëreformimin e saj e të strukturave pranë saj, është angazhuar në fazën e dytë, e cila, synon reformimin e sistemit të kërkimit shkencor në vend.
Në një deklaratë për mediet, kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, u shpreh se reformimi i sistemit të kërkimit shkencor është një domosdoshmëri për shkak të prapambetjes që ai ka në krahasim me Evropën por edhe me vendet e rajonit.
“Akademia e Shkencave kontribuoi aktivisht në hartimin e ligjit për shkencën, duke e parë atë si një bazë të mirë për t’i dhënë një impuls të ri kërkimit shkencor e shkencës në tërësi, nëpërmjet një sistemi që ngrihet e funksionon sipas standardeve e parimeve të kohës”, tha Gjinushi.
Gjinushi, vuri theksin te problemet e pazgjidhura si statusi e kategorizimi i punonjësve kërkimorë- shkencorë, respektimi i kodit etik në kërkim e lufta ndaj plagjiaturës; ligjërimi i bashkëpunimit institute-shkolla të larta në projekte të përbashkëta e veçanërisht në realizimin e programeve të doktoraturës.
“Projekt-aktet, deri më tani, nuk i plotësojnë pritshmëritë. Ato s’duhet të jenë produkt i strukturave të dominuara nga administrata burokratike, i veprimeve të nxituara, dhe mbi të gjitha, ato duhet të tejkalojnë frymën e mosbesimit ndërinstitucional që shoqëroi ligjin për shkencën”, u shpreh ai.
Gjinushi theksoi se këto akte, të parashikuara për miratim në nëntor të këtij viti dhe veprimet në këtë drejtim duhet të jenë më të pjekura dhe produkt bashkëpunimi ndërinstitucional, pasi ligji i Arsimit të lartë dhe ai i Shkencës janë e njëjta gjë.
Sipas tij të gjithë institucionet e kërkimit shkencor duhet të jenë në një, ku të harmonizohen dhe koordinohen veprimet e për këtë qëllim ngrihet për herë të parë edhe Këshilli Kombëtar për Shkencën e Kërkimin Shkencor.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor