Zjarr i madh në Luginën e Kalasës, digjen plantacione me pemë frutore
Një zjarr i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh ka djegur sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri.
Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq – Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm.
Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur kodrinor dhe malor. Për këtë arsye, operacioni për frenimin e përparimit të flakëve po mbështetet edhe nga ajri, ku janë angazhuar dy helikopterë.
Disa dhjetëra forca zjarrfikëse janë në terren, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e banorëve të fshatrave Kalasë, Tatzat, Fushë-Vërri dhe Vanë për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në