Tre mjete përfshihen në një aksident të fortë në Berat, 3 të lënduar në spital

25 Korrik 2025 | 07:13

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën e Uznovës, në vendin e njohur si “Divizioni”, në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW me targa AA 533 UV është përplasur me një mjet tjetër tip Volkswagen Golf, me targa AB 042 LT. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy mjetet të devijojnë nga rruga dhe të përfundojnë në kahe të kundërta.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë, tip Ford Focus me targa AA 218 RU, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës në momentin e ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona: drejtuesi i mjetit BMW, Ardit Dodoveci, 29 vjeç, si dhe Kaliopi Ibro, 24 vjeçe, dhe Elvi Hila, 17 vjeç, të cilët udhëtonin në automjetin Golf.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026