Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur
Këtë të enjte u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.
Gjatë prezantimit të risive kryesore në këtë kod, Rakipi theksoi rëndësinë e saktësimit dhe zgjerimit të gamës së interpretimit të koncepteve gjyqësore, në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në dokumente të qarta dhe të standardizuara.
“Kemi shtuar gamën e interpretimit të koncepteve gjyqësore, në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në dokumente të identifikuara. Kam shpresë të plotë se tashmë nuk do të ketë shteg për interpretim të ndryshëm dhe pushteti do të ketë më shumë pavarësi,” tha Rakipi.
Ai shtoi se elementët lidhur me dispozitat që shkaktojnë keqinterpretime gjyqësore kanë bërë që gjykatat të mbajnë qëndrime të ndryshme për elementë të faktit, njohjes dhe aftësive, duke sjellë ndryshime në interpretim. Për këtë arsye, në draft janë përfshirë përkufizime dhe komente të qarta, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e pavarësisë së sistemit.
Një tjetër risi e rëndësishme është përfshirja e elementeve proceduriale penale që lidhen me trajtimin e të miturve. Rakipi theksoi se për këtë kategori nevojitet një qasje me takt, dhembshuri dhe humanizëm, duke vlerësuar masat edukative dhe mjekësore për stabilizimin e tyre në shoqëri.
“Sa i përket të miturve, është një çështje shumë e rëndësishme në aspektin penal, social dhe edukativ. Të miturit duhet trajtuar me takt, dhembshuri dhe humanizëm, pasi masat edukative dhe mjekësore janë jetike për integrimin e tyre,” tha Rakipi.
Një risi e madhe e draftit është edhe propozimi që personat deri në moshën 21-vjeçare mund të trajtohen si të mitur, në varësi të vlerësimit statistik dhe logjik të pjekurisë së tyre.
“Si i mitur mund të trajtohet edhe një 21-vjeçar, pas një vlerësimi statistik dhe logjik që mbështet pjekurinë e tyre. Mosha 18-vjeçare, 16 apo 14, në rastet e krimeve duhet të trajtohet me më shumë tolerancë. Kemi bërë këtë propozim në mënyrë që të jetë në dobi të shoqërisë sonë,” përfundoi Rakipi.
Drafti i ri synon gjithashtu harmonizimin me aktet ndërkombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian, duke sjellë risitë në drejtësi restauruese, kriminalizim të veprave të reja dhe përmirësim të mekanizmave të dënimit dhe mbrojtjes së viktimave.
Ministria e Drejtësisë, që nisi këtë proces në vitin 2020, ka punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë analiza, konsultime dhe rishikime të thella për të krijuar një kod më transparent dhe të lehtë për t’u zbatuar.
Kodi i Ri Penal synon të forcojë besimin publik dhe të garantojë një sistem më të drejtë dhe efikas në drejtësinë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi