Pakt ushtarak Britani-Australi, bashkëpunim për prodhimin e nëndetëseve bërthamore
Mbretëria e Bashkuar dhe Australia njoftuan të premten se do të nënshkruajnë një traktat bashkëpunimi për të prodhuar nëndetëse australiane me fuqi bërthamore.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey dhe ai i Jashtëm, David Lammy u takuan me homologët australianë Richard Marles dhe Penny Wong në Sidnej për takimin e përvitshëm.
Marles tha se ai dhe Healey do të nënshkruajnë të shtunën një traktat 50-vjeçar që do të përcaktojë bashkëpunimin për prodhimin e nëndetëseve të flotës australiane, me ndihmën e teknologjisë bërthamore të Shteteve të Bashkuara.
“Është një traktat po aq domethënës sa ishte ai i nënshkruar nga dy vendet që nga koha e federatës”, deklaroi Marles, duke iu referuar unifikimit të kolonive të shumta britanike për të formuar qeverinë Australiane në vitin 1901.
Në vitin 2021, Britania, Australia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen e njohur AUKUS, për t’i bërë ballë fuqisë ushtarake në rritje të Kinës.
Në bazë të saj, Uashingtoni duhet ta furnizojë Australinë me 8 nëndetëse, përfshirë disa të dorës së dytë të klasit “US Virginia”.
Por sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth po e rishikon marrëveshjen AUKUS, e nënshkruar nga administrata e mëparshme e drejtuar nga Joe Biden.
Kjo ka bërë që të ngrihen shqetësime se Amerika nuk do të japë nëndetëset e saj brenda vitit 2030, për shkak të prapambetjes në programin e saj për prodhimin e këtyre mjeteve.
Rrjedhimisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia kanë vendosur të nxisin bashkëpunimin dypalësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao