Ukraina “fsheh” tanket amerikane Abrams, si po i godet dhe shkatërron Rusia
Ukraina ka mënjanuar përkohësisht nga fusha e betejës tanket amerikane Abrams M1A1. Ky veprim vjen si një masë mbrojtëse, pasi dronët rusë mund t’i zbulojnë dhe të nisin sulmet, kanë thënë dy zyrtarë ushtarakë amerikanë.
Uashingtoni ra dakord të dërgonte 31 Abrams në Ukrainë në janar 2023.
Kievi kaloi muaj duke argumentuar se automjetet e blinduara, me vlerë rreth 10 milionë dollarë secila, ishin jetike në shënjestrimin e pozicioneve ruse.
Që atëherë, Moska ka filluar të përdorë më shumë dronë vëzhgimi duke e bërë më të vështirë për Ukrainën mbrojtjen e tankeve.
Pesë nga 31 Abrams janë shkatërruar tashmë nga sulmet ruse.
“Përhapja e dronëve rusë në fushën e betejës bën që të mos ketë terren të hapur ku tanket të kalojnë pa frikën e zbulimit dhe goditjes”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
Për momentin, tanket janë larguar nga vijat e frontit.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ukrainasit për të rivendosur taktikat në fushëbetejë”, tha admirali admirali Christopher Grady, nënkryetar i shefave të përbashkët të shtabit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë