McLaren dominon kualifikimet Sprint në Belgjikë, Piastri vendos rekord të ri
McLaren siguroi të premten “pole position”-in në kualifikimet Sprint për Çmimin e Madh të Belgjikës, me australianin Oscar Piastri që regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 40.510 sekondash, duke vendosur një rekord të ri në pistën e Spa-Francorchamps.
Piastri la pas me 477 të mijëtat kampionin në fuqi Max Verstappen me Red Bull, ndërsa shoku i skuadrës, Lando Norris, e mbylli i treti me 618 të mijëtat më shumë se australiani.
Charles Leclerc me Ferrari u rendit i katërti, 768 të mijëtat pas vendit të parë, ndërsa befasia e kualifikimeve ishte Esteban Ocon i Haas, i cili do niset nga rreshti i tretë përkrah Carlos Sainz të Williams.
Në zonën e pikëve u pozicionuan gjithashtu Oliver Bearman dhe Pierre Gasly me Alpine, ndërsa dhjetëshja u plotësua nga dy të rinjtë Isack Hadjar (Racing Bulls) dhe Gabriel Bortoleto (Sauber), ky i fundit duke vazhduar të bindë me paraqitjet e tij.
Ndërkohë, kualifikimet rezervuan një tjetër surprizë, me eliminimin e hershëm të Lewis Hamilton dhe Kimi Antonellit në Q1. Të dy pilotët, fitues të “pole position”-eve në garat e mëparshme Sprint të sezonit, pësuan rrotullime të makinës. “Pata një problem në makinë dhe u rrotullova pasi rrota e pasme u bllokua. Mendoj se është hera e parë që më ndodh në karrierën time”, deklaroi Hamilton pas sesionit.
Të shtunën në orën 16:00 pritet zhvillimi i garës Sprint, e cila do përcaktojë edhe nisjen nga “pole position” për garën e së dielës që do zhvillohet në orën 15:00.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar