Fluks pushuesish në plazhet e Durrësit mes vapës përvëluese

27 Korrik 2025 | 16:54

Valët e të nxehtit që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Durrësit. Qindra qytetarë vendas dhe turistë të huaj kanë zgjedhur brigjet e Adriatikut për të gjetur freski dhe për të kaluar fundjavën.

“Jemi këtu prej tre ditësh, plazhi është shumë i mirë dhe çmimet janë shumë të arsyeshme,” thotë një pushues.

Një tjetër turist vlerëson sjelljen e mikpritshme dhe çmimet konkurruese:

“Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe çmimet janë më të lira se në Kroaci. Mendoj se Durrësi është një alternativë shumë më e mirë.”

Shumë prej tyre janë kënaqur edhe me natyrën e bukur dhe rekomandimet e miqve:

 “Na e rekomanduan vendin disa miq dhe jemi shumë të kënaqur, sidomos me çmimet dhe peizazhin.”

Pushuesit nuk janë vetëm të huaj, por edhe nga trevat e tjera shqiptare, të cilët tërhiqen nga afërsia me detin dhe kostot më të përballueshme.

“Vij nga Gostivari dhe është hera ime e parë këtu. Kam akomoduar në një hotel me 40 euro nata dhe kam qëndruar 10 ditë. Pas një muaji mendoj të kthehem përsëri,” thotë një pushues.

Operatorët turistikë dhe bizneset përgjatë bregdetit kanë intensifikuar përgatitjet për fluksin e fundjavës, duke ofruar shërbime dhe kushte më të mira për të garantuar një qëndrim sa më komod për vizitorët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026