Kodi i ri penal/ Burg, kush publikon të dhëna sekrete dhe “identitetin e pentitove”
Duket që Kodi i Ri Penal ka sjellë risi në ndërtimin e ri të publikuar këtë javë nga Ministria e Drejtësisë.
Me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, Parlamenti ka miratuar dy nene të reja që synojnë të forcojnë ndëshkueshmërinë për zbulimin e të dhënave sekrete që lidhen me bashkëpunëtorët e drejtësisë, si dhe për dhënien ose publikimin e informacioneve që mund të pengojnë hetimet apo të rrezikojnë jetën e personave të përfshirë në to.
Neni i ri për “Zbulimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë”, parashikon burgim nga 2 deri në 6 vjet për çdo person që zbulon të dhëna sekrete për identitetin, procesin e bashkëpunimit apo vendndodhjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, dëshmitarëve apo personave nën mbrojtje speciale.
Në rastet kur kjo zbulim sjell pasoja të rënda si vdekja apo plagosja e rëndë e tyre, apo rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e familjarëve apo të punonjësve të policisë të ngarkuar me mbrojtjen e tyre, dënimi parashikohet sipas dispozitave të posaçme penale dhe kombinohet me nenin bazë.
Në rast publikimi të këtyre akteve në çfarëdolloj forme, dënimi mund të rritet deri në një të tretën e tij. Për personat juridikë, neni parashikon gjobë apo dënime të tjera sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Ndërkohë, neni 490, i titulluar “Dhënia e informacioneve”, sanksionon me burgim nga 1 deri në 5 vjet çdo person që jep informacione të rëndësishme që lidhen me operacione policore, lëvizje personash apo dokumente hetimore.
Nëse informacioni jepet në ndihmë të grupeve të organizuara kriminale, dënimi mund të rritet deri në një të dytën. Kur kjo vepër kryhet nga zyrtarë publikë me akses në të dhënat, ajo konkurron me krimin për të cilin informacioni është dhënë.
Edhe në këtë rast, publikimi i informacioneve në çfarëdolloj forme shton dënimin deri në një të tretën.
Për subjektet juridike, parashikohen masa ndëshkuese që shkojnë nga gjoba deri te ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut