KQZ zyrtarizon mandatet për qarkun e Durrësit, kush janë kandidatët fitues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar këtë të hënë ndarjen e mandateve për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Partia Socialiste ka fituar 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike 6 mandate.
Kandidatët fitues nga Partia Socialiste janë: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Etleva Budini.
Ndërkohë, nga Partia Demokratike kanë fituar mandatet: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Arian Ndoja.
Kujtojmë që KQZ hodhi poshtë ankesën e kandidates së PD-së, Andia Ulliri, e cila pretendon mandatin e kandidatit Arjan Ndoja duke e bazuar kërkesën e saj te e drejta e përfaqësimit nga kuotat gjinore.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate ndërsa nga një mandat morën përkatësisht Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta