Si ndahen mandatet në Elbasan, emrat e kandidatëve fitues pas vendimit zyrtar të KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit.
Në këtë qark, Partia Socialiste siguron 10 mandate, ndërsa koalicioni (PD-ASHM) merr 4 mandate.
Kandidatët fitues nga Partia Socialiste janë: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho.
Nga ana tjetër, kandidatët e PD-ASHM-së që morën mandatet janë: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi.
Vendimi vjen pas përfundimit të procesit të ankimimeve dhe rinumërimeve, duke i hapur rrugë mbylljes përfundimtare të këtij cikli zgjedhor.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate ndërsa nga një mandat morën përkatësisht Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja