Transporti ndërqytetës në Korçë proteston për koston e shtuar të parkimit

17 Maj 2021 | 09:46

Më tepër se 30 drejtues autobusësh ndaluan ditën e sotme shërbimin e transportit ndërqytetës në Korçë në shenjë proteste për koston e shtuar të vend-parkimit në terminal, të cilën ata e konsiderojnë të papërballueshme.

“Zotërinjtë [administratorët e terminalit] i vunë sot pikat mbi ‘i’ dhe thanë do paguani nga 300 lekë për orë, përveçse po dilnim me minus, ne ku do t’i gjejmë lekët për parkim, të gjitha linjat preken dhe janë të falimentuara,” – u shpreh për Euronews Albania Gertian Bashllari, përfaqësues i një shoqërie transporti në Korçë.

Drejtuesit e autobusëve shprehen se terminali është hapur më datë 1 maj dhe se ata nuk kanë qenë të informuar rreth çmimeve të parkimit.

“Thjesht na u tha nga policia rrugore se është dhënë një urdhër që jeni të detyruar të futeni këtu [në terminal] dhe asnjë lloj njoftimi, as një lloj institucioni tjetër nuk na ka lajmëruar, nuk kemi hyrë me dëshirën tonë,” – vijoi Bashllari duke kërkuar nga Bashkia Korçë të jetë rregullator në këtë situatë.

“Kemi dalë të punojmë, nuk jemi në 97-ën ta zgjidhim forcërisht […] nëse kjo nuk merr zgjidhje, ne jemi të falimentuar dhe do t’i parkojmë automjetet në shtëpi kushdo që i ka mundësitë për të mos paguar parkimin,” –  shtoi Bashllari.

Shoqata e Transportit Publik në Korçë vendosi të ndalojë shërbimin për shkak të rritjesçmimit të vendit apo parkimit ku ata presin për të marrë pasagjerët. Sipas drejtuesve të autobusëve, kostoja prej 300 lekësh për vend-parkim është e papërballueshme pasi përpos taksave vjetore atyre u bie të paguajnë rreth 700 mijë lekë shtesë ne vit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026