Donnarumma në prag të largimit nga PSG, kush janë ekipet në garë për italianin

31 Korrik 2025 | 04:27

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku fitoi disa trofe përfshirë edhe Champions League, Gianluigi Donnarumma po konsideron largimin nga Paris Saint-Germain, teksa kontrata e tij po afron në përfundim.

Portieri italian ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës franceze dhe ka marrë shumë komplimente edhe nga trajneri Luis Enrique, por duket se Donnarumma nuk dëshiron të qëndrojë më në Ligue 1.

Interesimi për shërbimet e tij mbetet i lartë ndërsa së fundmi, raportohet se Manchester United po synon ta transferojë 26-vjeçarin.

Trajneri Ruben Amorim, i njohur për kërkesat e tij për një portier me siguri në portë, duket i bindur nga cilësitë e Donnarummës, ndërsa Galatasaray gjithashtu po monitoron situatën dhe ka bërë një ofertë zyrtare për PSG-në.

Shuma e ofertuar nuk është bërë publike, por thuhet se ka pëlqyer portierin, i cili pritet të presë edhe oferta të tjera, sidomos nga skuadrat kryesore të pesë ligave më të forta evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026