Merkato në Itali/ Juventus refuzon 68 mln € për Yildiz, Milan këmbëngul për Jasharin

25 Korrik 2025 | 01:21

Kenan Yildiz do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit edhe këtë sezon, me bardhezinjtë të cilët i kanë mbyllur derën një largimi të sulmuesit.

Ka qenë Chelsea ajo që ka nisur bisedimet me drejtuesit e zonjës, duke bërë edhe ofertën zyrtare për turkun, por që u refuzua menjëherë.

Sipas Gazzetta dello Sport, blutë e Londrës, që njëkohësisht janë kampionët e botës në fuqi, ofruan 68 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, por Juventus ishte i qartë në përgjigjen e kthyer: futbollisti nuk është në shitje për asnjë lloj vlere.

Në Serie A, merkato vijon të jetë interesante, natyrisht jo me shumë para të shpenzuara. Milan vijon këmbënguljen për Jasharin, ndërsa i ka bërë gati Brugge 35 milionë euro, të cilat është gati t’ia ofrojë menjëherë, ndërsa 2 milionët e tjera në formë bonusesh.

Më herët u diskutua që pagesa të ndahej në dy pjesë, fillimisht 32 milionë dhe më pas 5, por duket se belgët kërkojnë me patjetër 40 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Kampionët në fuqi të Serie A po ashtu janë aktivë në merkato, ku dëshira e radhës e Antonio Contes është Raheem Sterling, sulmuesi britanik i cili ka një karrierë të pasur në Ishull.

30-vjeçari sezonin e fundit e kaloi në huazim te Arsenali, ku luajti vetëm 17 ndeshje, ndërsa kurrë më herët nuk ka provuar të luajë jashtë Anglisë ndërsa një lëvizje drejt Napolit do të shënonte një etapë të re në karrierën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026