Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo e nisin me fitore raundin e dytë të Conference League

25 Korrik 2025 | 10:26

Ekipet shqiptare Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Conference League, duke shfaqur paraqitje pozitive dhe duke marrë avantazh për ndeshjet e kthimit që do të luhen pas një jave.

Egnatia, pas eliminimit nga Champions League, dominoi në transfertë ndaj Dinamos së Minskut duke marrë një fitore 2 me 0 me golat e shënuar nga Lushkja dhe Bakayoko.

Sa i përket dy ekipeve të tjera, Dinamo dhe Vllaznia po ashtu dhuruan paraqitje pozitive, duke rrëmbyer një fitore me përmbysje, që vlen shumë për duelin e kthimit.

Në Loro Borici, shkodranët u ndëshkuan shpejt, pasi Vikingur kaloi përpara me Gunnarsson që në minutën e 10’.

Një gol që vetëm e zgjoi Vllazninë e cila ishte dominuese përgjatë gjithë takimit, por përmbysja erdhi në fraksionin e dytë, me golat e shënuar nga Bajrami dhe Mala që i dhanë shkodranëve fitoren 2 me 1.

Ndërsa Dinamo ishte e para e cila mori një fitore 2 me 1 të enjten në transfertën ndaj Athletic Escaldes.

Nëndetësja e mbylli në disavantazh pjesën e parë, pasi ishte Vieira që kaloi përpara të tijët.

Në pjesën e dytë tentativat e futbollistëve të Dinamos ishin të shumta, ndërsa gjetën golin me Zabërgjan pas një gabimi të portierit kundërshtar.

Katër minuta nga fundi ishte Qardaku që dyfishoi, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij, ndërsa 1 javë më pas luhen ndeshjet e kthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026