Kreu i pezulluar i Prokurimeve Publike rithirret në SPAK, zbardhet arsyeja

29 Korrik 2025 | 11:38

Kreu i pezulluar nga detyra i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur sërish këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë sërish shpjegime në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Ai është rimarrë në pyetje për rreth dy orë nga prokurori Elvin Gogaj në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Paraqitja e Myzyrit vjen një ditë pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, e cila la në fuqi masat e sigurisë ndaj tij “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”.

Hetimet ndaj tij lidhen me një tender të Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e aksit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë-Benë – Hadroj – Ura e Repsit, me numër reference REF-65268-07-13-2020 dhe fond limit 219.8 milion lekë (pa TVSH), i shpallur më 18 shtator 2020.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, dyshohet se ka favorizuar qëllimisht një bashkim operatorësh ekonomikë, pavarësisht se këta të fundit kishin përdorur dokumentacion të falsifikuar.

Në dosjen hetimore thuhet se komisioni ka shpërfillur vetëdijshëm paligjshmëritë, duke cenuar rëndë parimet e barazisë në tendera dhe të konkurrencës së ndershme.

Përveç Myzyrit, janë marrë të pandehur edhe 10 zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësive dhe për të provuar nëse procedura e tenderimit është kryer në kundërshtim me ligjin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026