Kryemadhit i komunikohet mbyllja e hetimeve: Nëna ime akuzohet për pastrim parash

29 Korrik 2025 | 14:38

Monika Kryemadhi foli këtë të martë pas daljes nga SPAK, ku i komunikua mbyllja e hetimeve ndaj saj, ndërsa tha se është e akuzuar për fshehje të pasurisë.

Kryemadhi u shpreh se ka firmosur se nuk ishte dakord me hetimet, por tha se do të vijojë të ndjekë procedurat dhe gjykimin e çështjes.

Ajo tha se dosja ka mijëra fletë dhe shtoi se akuza e SPAK ndaj nënës së saj është për pastrim të produkteve të veprës penale.

“Nuk kam koment, nuk kam asgjë. Na u komunikua mbyllja e hetimeve. Firmosëm ato fletët që s’jemi dakord! Do shkojmë në gjykatë dhe do ndjekim procedurat. Nënën time e kanë quajtur si pastruese, që më ka ndihmuar mua, të bëjmë pastrim të produkteve të veprës penale. Pra, mamaja ime ka blerë shtëpinë e vet dhe pretendohet që ajo e ka blerë shtëpinë me paratë që ia kam dhënë unë, por vepra ime penale ku është këtu? Mua më akuzojnë për fshehje të pasurisë. Akoma nuk i kanë bërë gati fletët, sepse vetëm nga një portal janë tre fashikuj me shkrime, tani do shohim sa portale janë aty që janë pjesë e fashikujve, me përjashtim të letrave të porosive, që nuk besoj se janë shumë. Letrat e kartat e kreditit, që janë kafe sanduiç, biletat e metrosë, atyre nuk kemi çfarë tu prapësojmë, se janë veprime bankare. Kemi analizën time financiare, që janë 8 mijë faqe, nuk kam ç’prapësoj. Edhe mamaja ime ka 8 mijë faqe analizë financiare me metodat evropiane, sipas ligjeve të fundit. Janë 16 mijë fletë dokumenta që ia kemi dërguar ne SPAK-ut, pastaj do jenë edhe 40-50 mijë fletë artikuj që janë shkruar kundër nesh. Do t’i seleksionojmë, se nuk do merremi me portalet dhe komentet në Facebook të patronazhistëve. Do shohim çfarë letrash kanë. Argumenti, presupozohet të themi, që vepra penale nuk ka. Lobimi, letrat e porosisë i kam lexuar që në Gjykatën e Apelit, nuk ka pagesa përveç pagesave që janë bërë dhe deklaruar. Dhe deklaratat noteriale do shikohen. Është një proces që do kërkojë durim, strategjik. Shëndeti është i rëndësishëm”, tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026