Meta në Slloveni për 10-vjetorin e Procesit të Brdo-Brijunit, ndërsa sot vijon punën komisioni hetimor ndaj tij

17 Maj 2021 | 10:16

Komisioni parlamentar për shqyrtimin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës zgjedhore pritet të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ndërsa vetë Presidenti është nisur drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin e 10-vjetorit të “Procesit të Brdo-Brijunit”.

Mbledhja pritet të nisë rreth orës 13:00. Ajo është e treta në radhë pas atyre të datës 8 dhe11 maj dhe ka si rend dite ngarkimin me detyrën e ekspertit ligjor Artan Spahiut dhe komunikimin e përgjigjeve të institucioneve – prej së cilave informacione të ardhura nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Bashkia Tiranë.

Komisioni, i cili drejtohet nga deputeti socialist Alket Hyseni, u ngrit më 7 maj pasi 49 deputetë kërkuan nisjen e hetimeve të veprimtarisë së Presidentit me pretendimet se ai gjatë fushatës zgjedhore u bë palë me opozitën dhe me deklaratat e bëra nxiti dhunë. Kërkesa e socialistëve synon shkarkimin e Metës.

Presidenti, i cili pati kërkuar ballafaqimin që në Komisionin e Ligjeve, përpara se ky t’i rekomandonte Kuvendit ngritjen e komisionit parlamentar, është ftuar të flasë përpara deputetëve më 18 maj.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Procesi i Brdo-Brijunit është një takim shumëpalësh i vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbajtur fillimisht në vitet 2010-2011 nga kryeministrat e asaj kohe të Sllovenisë dhe Kroacisë – dy vende anëtare të Bashkimit Evropian – Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, e vijuar më pas nga pasardhësit e tyre duke përfshirë krerët e shteteve të tjera të rajonit: Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në vitin 2014 Kancelarja Angela Merkel e përfshiu këtë seri takimesh shumëpalëshe në të ashtuquajturin “Proces të Berlinit”, i cili synonte theksimin e bashkëpunimit në rajon dhe lehtësimin e integrimit drejt BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026