Strategjia e Putinit, sfidë ndaj Amerikës dhe kthimi i Ukrainës si “Vietnami”
Në sheshin Manezh, vetëm pak hapa larg Kremlinit, këto ditë ndihesh sikur je në zemër të një xhungle tropikale.
Temperaturat e larta të korrikut dhe një instalacion i pazakontë me bimësi të dendur kanë transformuar hapësirën publike në kuadër të Festivalit të Kulturës Vietnameze.
Mes gjelbërimit, syri kap edhe një manekin të lartë, me përmasat e një luftëtari të dikurshëm Viet Cong një kujtesë simbolike për rezistencën ndaj një superfuqie.
Por asociacionet nuk ndalen vetëm te historia. Disa media kanë shkuar më tej, duke krahasuar situatën e sotme në Ukrainë me “Vietnamin e ri” të Donald Trump. Ish-presidenti amerikan, që vijon të dominojë titujt edhe nga opozita, ka hedhur një ultimatum të ri ndaj Moskës: 10 ditë për t’i dhënë fund luftës, në të kundërt sanksione të reja do të rikthehen.
Por reagimi nga Kremlini ka qenë i menjëhershëm dhe patriotik.
“Askush nuk mund të na flasë kështu”, thuhet në mënyrë jozyrtare në qarqet politike ruse, duke nxjerrë në pah ndjeshmërinë e thellë ndaj çdo lloj diktati nga Perëndimi.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, konfirmoi vijimësinë e operacionit special ushtarak dhe përkushtimin e Rusisë për paqe por me kushtin që të garantohet interesi kombëtar. Pa afate dhe pa ndryshim në qëndrimin zyrtar, Kremlini, si gjithnjë, zgjedh të presë zhvillimet.
Një strategji drejt mbylljes
Por çfarë ndodh nëse ky presion i ri amerikan përshkallëzohet? Për Sergey Markov, ish-këshilltar i lartë i Putinit dhe sot akademik me kontakte të nivelit të lartë, Rusia po i afrohet një pike kthesë. “Nëse ndodh një përshkallëzim amerikan, Rusia do të futet në një dimension lufte totale. Kështu fitoi Bashkimi Sovjetik. Kjo është tani Ukraina”,
Ai paralajmëron për mundësinë e një “mjellme të zezë” në gusht një ngjarje e papritur që do të trondiste ekuilibrin aktual.
“U them miqve të shijojnë javët e fundit të normalitetit”, shton ai me një ton jo pak shqetësues.
Tërheqje nuk ka
Masa të reja shtypëse ndaj lirisë së shprehjes, intensifikimi i propagandës dhe izolimi i mëtejshëm ndërkombëtar po formojnë një realitet të ri rus, që nuk njeh më hapësira për negociata të sinqerta me Perëndimin.
Në anën tjetër, Donald Trump vijon të artikulojë ide të forta ndaj Moskës, duke u përpjekur të ndajë Kinën nga Rusia në një betejë të re të Luftës së Ftohtë. Por Pekini, sipas vëzhguesve, nuk pritet të dorëzohet lehtë ndaj sanksioneve dytësore amerikane.
Rusia e vetmuar
Deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e përforcon këtë ndjenjë izolimi:
“Rusia po përballet e vetme me Perëndimin e bashkuar. Nuk kemi luksin të tregojmë dobësi”./Corriere della Sera
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)