Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

31 Korrik 2025 | 12:57

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me kontrollet e kryera në dhjetor 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij nga SPAK.

Vendimi, i marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi më 31 korrik 2025, konfirmon vendimin e shkallës së parë dhe i jep të drejtë institucioneve për të vijuar hetimet ndërsa kundër këtij vendimi lejohet ankimimi në Gjykatën e Lartë.

Njoftimi i plotë i GJKKO

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

  1. Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  2. Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit;
  3. Tiranë, më 31.07.2025.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të...
12:13 | 04/07/2026

Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia

Avokati Gentian Serjani këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë ne dije se është takuar me një nga protestuesit e ndaluar të cilin...
12:05 | 04/07/2026

Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar në rrjetin e tij social në “Facebook” lidhur me 62-vjetorin e tij. Rama ka ndarë një foto...
11:47 | 04/07/2026